• |
ide | kryesore

Trofeu, golashënuesi më i mirë dhe 10 rekordet e Conference League, në rrugën drejt Tiranës

-Instant, Sport



Përpara finales së Tiranës, UEFA ka përzgjedhur edhe dhjetë statistikat më të mira nga një fushatë e paharrueshme inauguruese që solli trofeun në Arenën Kombëtare. Trofeu inaugurues i Conference League ka qenë një hap drejt së panjohurës për shumë njerëz, por, siç ka rezultuar, në aktin e fundit janë më shumë se thjesht emra të njohur.

1 – Tridhjetë e dy gola janë shënuar vetëm në tre ndeshje, në fazën me eleminim direkt, ku është përfshirë Slavia Pragë: kundër Fenerbahce (6-4), LASK (7-5) dhe finalistëve të Feyenoord (4-6).

2 – Tre tregolësha janë shënuar në Conference deri në finale: Harry Kane (Tottenham 5-1 Mura), Gaëtan Laborde (Rennes 3-3 Vitesse) dhe Nicolò Zaniolo (Roma 4-0 Bodø/Glimt).

3 – Cyriel Dessers, sulmuesi i Feyenoord është golashënuesi më i mirë i turneut me 10 gola, një më shumë se Tammy Abraham kundërshtari i finales me Romën, cfarë e bën një sfidë brenda sfidës titullin e golashënuesit.

4- Për Romën e mbi të gjithë për Mourinhon nuk ka qenë e lehtë: kur verdhekuqtë u shembën 6-1 ndaj Bodø/Glimt ishte hera e parë qënjë skuadër e Special One pësonte gjashtë në 1,008 ndeshje si trajner.

5- Gjashtë formacione kanë mbetur të pamundur në fazën e grupeve, përfshirë Feyenoord. Për të tjerët: Bodø/Glimt, LASK, AZ Alkmaar, Rennes dhe Basel, kjo statistikë nuk ishte një ndihmë në fazën me eleminim.

6 – Shtatë 16-vjeçarë e zbukuruan konkurrencën gjatë fushatës, me Roony Bardghji i Copenhagen më i riu në moshë, me 16 vjeç 115 ditë – debutimi i tij ishte veçanërisht i paharrueshëm, një barazim 4-4 në 1/16 kundër PSV Eindhoven.

7 – Tridhjetë e dy skuadra nga 26 vende të ndryshme u rreshtuan në fazën e grupeve, me Alashkert, Flora dhe Lincoln Red Imps që u bënë skuadrat e para nga Armenia, Estonia dhe Gjibraltari respektivisht, që luajnë në fazën e grupeve të UEFA-s.

8 – Dy trajnerët finalistë kanë marrë kredite nga mbërritja në kryeqytetin shqiptar: Mourinho është bërë trajneri i parë që drejton katër klube të ndryshme në një finale europiane: Porto (2003 UEFA Cup, 2004 Champions League), Inter (2010 Champions League), Manchester United (2017 Europa League) e tani Romën.

9 – Arne Slot është në sezonin e tij të parë të plotë si trajner. Pas 5 muajve te AZ Alkmaar në 2019/20, ai mori pankinën e Feyenoord korrikun e kaluar.

10 – Feyenoord e nisi fushatën në raundin e dytë kualifikues në 22 korrik me barazimin pa gola kundër Dritës në Kosovë: 307 ditë më vonë do ta mbyullin në finalen me Romën në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *