• |
ide | kryesore

Ushtari rus del në gjyq për krime lufte, pranon vrasjen e një civili në Ukrainë

-Instant, Lajme, Planet



Ushtari i parë rus ka dalë sot në gjyq për krime lufte në Ukrainë. Ai ka pranuar vrasjen e një civili të paarmatosur.

Vadim Shishimarin, 21 vjeç, u paraqit në gjykatën e qarkut Solomyansky të Kievit i akuzuar për krime lufte dhe vrasje me paramendim, shkruan The Guardian.

Shishimarin akuzohet për vrasjen e një civili të paarmatosur, një 62-vjeçar në fshatin verilindor të Ukrainës, Chupakhivka, më 28 shkurt.

I pyetur në gjykatë nëse ishte fajtor për akuzat, duke përfshirë krimet e luftës dhe vrasjen me paramendim, Shishimarin u përgjigj “po”. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm.

Prokurorët e Ukrainës thanë se Shishimarin, rreshter nga rajoni siberian i Irkutsk dhe katër ushtarakë të tjerë rusë qëlluan dhe vodhën një makinë private për të shpëtuar pasi kolona e tyre u vu në shënjestër nga forcat ukrainase.

Ushtarët u futën me makinë në fshatin Chupakhivka ku panë një burrë 62-vjeçar të paarmatosur duke hipur në një biçikletë dhe fliste në telefonin e tij, thanë ata.

Prokurorët bënë të ditur se Shishimarin ishte urdhëruar nga një tjetër ushtarak për të vrarë civilin për ta penguar atë të raportonte për praninë e rusëve. Duke përdorur një pushkë kallashnikov, ai qëlloi disa të shtëna nga dritarja e hapur e makinës në kokën e civilit, thanë ata. Civili ndërroi jetë në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *