• |
ide | kryesore

Video/ Incidenti me tapën e shampanjës: ciklisti afrikan kalon nga festa në tërheqje nga Xhiro e Italisë

-Instant, Sport, Video



Nga gëzimi i fitores së parë historike në Giro d’Italia deri në tërheqja. Biniam Girmay në fakt detyrohet të braktisë para kohe garën rozë për shkak të problemit me syrin e majtë që akuzoi dje, kur në festimin e suksesit në Jesi u godit nga tapa e shampanjës. Ka qenë vetë ciklisti nga Eritrea i Intermarché-Wanty-Gobert që e ka bërë të ditur lajmin me një video-mesazh në rrjetet sociale. “Syri nuk duket se ka pësuar dëmtime të mëdha”, ka shpjeguar Girmay. “Bini të presim së shpejti në rrugët tona”, e urojnë organizatorët e Xhiros.

Si masë paraprake, skuadra preferoi të mos e linte të garonte për etapën e 11-të. Girmay do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme. “Pas një incidenti në podium, nga ekzaminimet mjekësore u konstatua një hemorragji në orbitën e syrit të majtë. Dëmtimi i tij po evoluon në drejtimin e duhur dhe në ditët në vijim ai do të ndiqet nga një ekip mjekësor”, – shpjegoi në një deklaratë mjeku i ekipit Piet Daneels – Për të minimizuar rrezikun e zgjerimit të gjakderdhjes dhe presionit intraokular, rekomandohet të shmanget aktiviteti fizik. Prioriteti ynë është rikuperimi i plotë nga dëmtimi dhe për këtë kemi vendosur së bashku me ciklistin dhe drejtuesit sportiv që Biniam të mos startojë në etapën e njëmbëdhjetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *