• |
ide | kryesore

Video/ Rrihet kapiteni i Sheffield United: arrestohet agresori që e bëri për qepje kapitenin Sharp

-Instant, Sport, Video



Kapiteni i Sheffield United Billy Sharp është sulmuar nga një tifoz që pushtoi fushën pas ndeshjes kundër Nottingham Forest. Lojtari kishte nevojë për qepje, ndërsa agresori u identifikua dhe u arrestua. Episodi i turpshëm ndodhi në City Ground, në përfundim të ndeshjes së dytë të playoff-it të Championship.

Portieri i vendësve, Brice Samba, shpëtoi për mrekulli penalltinë vendimtare të Morgan Gibbs-White. Kështu Nottingham Forest fitoi 3-2 pas penalltive. Por mbrëmja u prish totalisht nga një dhunë e turpshme ndaj sulmuesit të Blades, Sharp. Tifozët e Forestit pushtuan fushën për të festuar fitoren, por njëri prej tyre sulmoi kapitenin e Sheffield United. Kamerat e Sky Sports i kanë kapur të gjitha momentet. Një djalë vrapoi me shpejtësi drejt lojtarit, e goditi dhe 36-vjeçari ra përtokë. Një zëdhënës i klubit konfirmoi për mediat se Sharp, dikur një lojtar i Nottingham Forest, kishte nevojë për qepje pas incidentit.

Policia e Nottinghamshire bëri të ditur se e kishte identifikuar dhe arrestuar personin. Kjo u konfirmua nga kryeinspektori Paul Hennessy: “Një 31-vjeçar u arrestua me akuzën e sulmit në lidhje me këtë incident. Ai mbetet në paraburgim dhe do të merret në pyetje nga agjentët. Hetimet tona për rrethanat e ngjarjes janë duke vazhduar. Ne kemi folur me lojtarin në fjalë dhe po punojmë me të dy klubet që po na mbështesin në hetimet tona”.

NDJESA E NOTTINGHAM FOREST
Trajneri i Sheffield United, Paul Heckingbottom, në postimin e pësuar në mikrofonat e Sky Sports, kishte kërkuar arrestimin e tifozit: “Duhet të ketë patjetër një dënim me burg. Ata hedhin objekte në fushë dhe gjëra që rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve dhe asgjë nuk është bërë ndonjëherë. Duhet të ketë diçka për të bërë për këtë. Ne pamë se çfarë ndodhi, ne e dimë se çfarë ndodhi. Si mund të shkosh në një punë duke menduar për gjërat e tua dhe të sulmohesh kështu? Është një agresion. Sharp është i shokuar, i gjakosur, i zemëruar”.

Nottingham Forest lëshoi një deklaratë për incidentin, duke i kërkuar falje Sharp dhe kundërshtarëve të tyre: “Klubi do të punojë me autoritetet për të gjetur individin, në mënyrë që ai të jetë përgjegjës për veprimet e tij, të cilat do të përfshijnë një ndalim të përjetshëm për hyrjen në stadium. Klubi, gjithashtu, dëshiron t’i kërkojë personalisht falje Billy dhe Sheffield United”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *