• |
ide | kryesore

Vrasja e Hekuran Billës/ E motra e viktimës i dorëzon gjykatës provat për rihapjen e hetimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Atë që nuk e bëri as gjykata dhe as prokuroria, e bëri motra e të vrarit Lulzime Celhaka e cila kundërshton mbylljen e hetimeve për Viktor Markun, Sebastain Malin dhe Adiola Lakrën dhe kërkon rihapjen për vrasjen e të vëllait Hekuran Billa.

Në kohën kur drejtësia nuk i quajti prova të mjaftueshme 38 kamerat e sigurisë që shfaqnin udhëtimin e Viktor Markut dhe nipit të tij drejt Tiranës me planin për të eliminuar Hekuran Billën, e motra ka marrë rolin e prokurores dhe gjyqtares duke i numëruar jo vetëm konfliktin për gjakmarrje, por akt ekspertimet ndaj telefonave të të dyshuarve që vërtetojnë se ata gjendeshin në Tiranë. Vendimin e pushimit me kërkesë të prokurorisë e motra e viktimës e konsideron si një shkelje të rëndë.

Motra këmbëngul se provat jane të mjaftueshme.

Hekruan Billa u qëllua me 19 plumba mbasi kreu 1 vit burg në Shqipëri pasi u soll për të vuajtur burgun që nga i përjetshëm iu konvertua në 25 vite heqje lirie për vrasjen e Prel Markut. Edhe vëllai i këtij të fundit, Viktor Marku, qëndroi vetëm një vit në burg dhe doli mbasi alibia e tij kryesore ishte udhëtimi para krimit drejt Malit të Zi . Përballë provave që mblodhi policia ndaj të dyshuarve kryesorë që u tha se ishin organizuar për të marrë hak për vrasjen e 14 viteve më parë të Prel Markun, akuza dhe gjykata nuk i konsideroi bindëse marrjen me qira të smart-it në Shkodër, udhëtimin e tyre dhe parkimin në një servis dhe më pas udhëtimin me një mjet tjetër drejt vendit të krimit aty ku Billa u nxor në prite nga e reja Lakra, me të cilën viktima u njoh në rrjetet sociale.

E motra e viktimës akuzon se veprimet e drejtësisë nuk ishin të plota për të ngritur akuzë ndaj tre të arrestuarve të policisë, të cilët me pushimin e hetimit i shpëtuan asaj. Me ankimin e 44-vjeçares, rasti Billa shkon në Gjykatën e Apelit që si fillim duhet të vlerësojë nëse në kuptim të ligjit konsiderohet apo jo e motra si trashëgimtare e tij./ TCH



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *