• |
ide | kryesore

Pjesë e organizatave kriminale në Itali, arrestohet 43-vjeçari në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Beratit ka arrestuar një 43-vjeçar për llogari të drejtësisë italiane. Në pranga është vënë Edison Bega (Prifti), me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetin italian.

43-vjeçari është dënuar nga gjykata në Itali me 8 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Shfrytëzimi i të miturve për prostitucion”, “Dhunë seksuale ndaj të miturve” dhe “Skllavërimi ose mbajtja në skllavëri”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

“Ndalohet 1 shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Berat u bë ekzekutimi, në IEVP Berat, i vendimit të Gjykatës së Torinos, Itali, për shtetasin Edison Bega (Prifti), 43 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi kjo Gjykatë e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Shfrytëzimi i të miturve për prostitucion”, “Dhunë seksuale ndaj të miturve” dhe “Skllavërimi ose mbajtja në skllavëri”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky shtetas aktualisht po vuan dënimin me 6 vjet burgim, në IEVP Berat, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *