• |
ide | kryesore

Integrimi në BE/ PE voton me 519 vota pro rezolutën e Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Parlamenti Europian ka votuar me 519 vota pro rezolutën e Shqipërisë. Rezoluta kishte të bënte me progresin e reformave gjatë vitit 2021. Votimi pro është përshëndetur nga raportuesja e Shqipërisë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, e cila kërkoi gjithashtu konferencën e parë ndërqeveritare me vendin tonë. Parlamenti i kërkon Këshillit të hapë negociatat për anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kontekstin gjeostrategjik të luftës në Ukrainë.

“Dështimi për të vepruar mund të ketë implikime historikisht të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin e Evropës. Të dy vendet kanë përmbushur kushtet dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut inkurajohen që të zgjidhin me shpejtësi çështjet dypalëshe në pritje”, thuhet në dokumentin e publikuar.

 



5 Comments

  1. Evropi gopi …. E don Shqiperine ne BE pa shqiptar. Kjo qeveri antiqytetare prej 2013 i nxorri edhe ato te rinj dhe pleq qe kishin mbetur …. Dhe ne fakt ky eshte suksesi i kesaj qeverie ….. Nxjerrja jashte e shqiptareve me te gjitha menyrat …..
    “Ah moj evr*p moj k*rve qemotit flaka kurr mos tu ndafte …” Gj.Fishta

  2. Me ne fund semafori i Europes, i cili e ka ndezur e fikur driten jeshile disa here, duket se do te na lejoje te kalojme ne celjen e negociatave me BE.

    Per shqiptaret ky eshte nje lajm i mire edhe pse, ashtu si pranimin ne NATO edhe per BE, rrugen e hapi gjeopolitika.

    Le te shpresojme qe procesi i pranimit te mos zgjate me dekada, sikurse per Turqine, ndersa duhet punuar qe Shqiperia te behet europiane dhe te mos zbrazet, por te mbetet e shqiptareve nder shekuj, sic na e kane lene te paret tane.

    1. Problemi me injorantet si puna jote eshte qe duhet te perkufizojne se cfare do te thote ” europiane” .

      Sepse nese Shqiperia do behet europiane ashtu sic eshte Europe perendimore, qendrore dhe veriore , nje gje eshte e sigurt se Shqiperia nuk do mbetet Shqiptare.

      2022 dhe ende me keto terminologji injorantesh.

    1. hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa …………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *