• |
ide | kryesore

Aksident te Rruga e Kombit/ Makina përfundon në greminë, vdes i riu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të enjte në Rrugën e Kombit. Si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Mësohet se një automjet tip Benz me dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës. Policia mbërriti në vendngjarje për hetime të mëtejshme.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe të plagosurit, i cili është në gjendje të rëndë ndodhen në Spitalin Rajonal të Kukësit. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi jo si duhet i automjetit pasi në rrugë nuk janë vënë re gjurmë të frenimit. Pjesa e rrugës, nga ku ka dalë automjeti jashtë saj nuk ka trafikndarëse



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *