• |
ide | kryesore

Amber Heard: Foto e Johnny Depp me sytë e nxirë është photoshop

-Instant, Paparazzi, Slider



Amber Heard deklaroi së fundmi në gjykat  se një foto që tregonte ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp me mavijosje dhe ënjtje në fytyrën e tij, ishte e edituat.

Avokatja e Depp, Camille Vasquez shfaqi imazhin gjatë muajit të mjaltit të çiftit  në korrik 2015 gjatë marrjes në pyetje të Heard-it.

Në foto,aktori i “Pirates of the Caribbean” shihet me dy sy të zinj teksa pozon me gruan e tij të atëhershme dhe tre burra të tjerë.

“Unë e kam parë këtë foto më parë dhe ai nuk është lënduar në të,” deklaroi Heard në sallën e gjyqit në Fairfax, Virxhinia. “Është photoshop.”

Miëpo, Amber është akuzuar nga ekipi ligjor i Depp se ka redaktuar fotot e saj për t’u dukur e plagosur.

Aktorja rrëfeu në dëshminë e saj  se gjatë udhëtimit të saj dhe Depp në muajin e mjaltit nëpër Azi, ai  e goditi me shuplakë, e kapi nga qafa dhe e përplasi pas murit.Asnjë foto nuk është futur në prova që shfaqin mavijosje në fytyrën ose trupin e saj  pas asaj zënke të supozuar.

“Kjo është e vetmja foto nga muaji juaj i mjaltit që tregon dikë të plagosur,” u shpreh Vasquez, duke iu referuar Depp.

Në dëshminë e saj të hënën, aktorja e “Aquaman” tha se udhëtimi i muajit të mjaltit ishte “i qetë” derisa Johnny filloi të pinte alkol.Ajo pretendoi se natën pasi u bë fotografia me mavijosjet e supozuara dyshja u grindën gjë që çoi në një sulm fizik.

“Johnny më goditi me shuplakë në fytyrë,  dhe më shtyu pas murit . Unë isha gjysmë e gjunjëzuar, gjysmë në këmbë, duke u përpjekur të hiqja krahët e tij nga qafa ime. Më kujtohet që e shikoja nga poshtë dhe u përpoqa t’i hiqte krahët nga qafa ime… në një moment ai e grisi këmishën e tij dhe e mbështjell rreth qafës time.Kështu u zgjova mëngjesin tjetër, u zgjova me atë ende rreth qafës”,tregoi Heard.

Më herët në gjyqin e shpifjes prej 50 milionë dollarësh, tani në javën e pestë, truproja e Depp, Malcolm Connolly dëshmoi se ishte ai që bëri foton me mavijosjet në fytyrën e aktorit, siç raportoi Daily Mail.

Duke parë imazhin në gjykatë, Connolly e përshkroi si “enjtje” në anën e majtë të hundës së Depp dhe nën syrin e tij të majtë.Truproja u tregoi juristëve se ai kurrë nuk kishte parë ndonjë dhunë fizike midis ish ciftit, por shpesh dëgjonte ata duke debatuar.

Connolly tha se ai më pas filloi të vërente atë që dukej si gërvishtje dhe mavijosje në fytyrën e Depp, por nuk pa lëndime në fytyrën e Heard./Lapsi.al

Amber Heard denied Johnny Depp had two bruises on his eyes during their honeymoon in 2015.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *