• |
ide | kryesore

Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me trafik-ndarësen në Gjermani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në orët e para të mëngjesit të se enjtes është regjistruar një aksident në Eugendorf të Austrisë. Një autobus që ishte nisur nga Kosova për në Hanover të Gjermanisë është përplasur me trafik-ndarësen. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur 19 persona.

 “U njoftuam se në orën 03:08 është përplasur autobusi me  28 persona pasagjerë. Në aksident mbetën të plagosur rëndë tre persona dhe 16 të plagosur lehtë. Tre të plagosurit rëndë, tre janë dërguar në spitalet e Salzburgut”, ka thënë për mediat rajonale të Salzburgut, Hermann Gerstgraser, komandanti i autoritetit të shpëtimit të qarkut të Flachgau.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *