• |
ide | kryesore

Bardhi kërkon ‘armëpushim’: Kandidatin për president ta zgjedhim bashkë me Komisionin e Rithemelimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi



Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD të mbajtu këtë të enjte, Gazment Bardhi ka kërkuar që të gjithë deputetët demokratë të jetë bashkë, teksa diskutohet për presidentin e ri. Bardhi i ka kërkuar kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu që të negociojë me Komisionin e Rithemelimit që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm në mbledhjen ku do të diskutohet për kreun e shtetit.

“Të mblidhemi të gjithë deputetët e opozitës bashkë, minimalisht të gjithë deputetët e dalë nga lista e PD. Ky nuk është moment ndasie midis nesh. Nuk shoh që ka diferenca që propozimi për Presidnetin e ri i takon opozitës. Duhet një armëpushim mes vetes në PD dhe të eksplorohet çdo mundësi për bashkim në këtë proces. Unë mendoj që për tu bërë bashkë mund të mendohet që grupi që mandatohet nga Grupi Parlamentar për negociata të përfshijë deputetë nga të gjitha palët. Kandidatët tonë duhet të jenë produkt i të gjithë deputetëve të opozitës, pa asnjë përjashtim. Kjo duhet të tentohet pa ndërprerje dhe në çdo mënyrë. Unë e kuptoj që ftesa për mbledhje i është bërë të gjithe deputetëve të PD, përfshirë kolegët e Komisionit të Rithemelimit, dhe ka qenë zgjedhja e tyre që të mos marrin pjesë”, tha Bardhi.



12 Comments

  1. Pranojeni armpushimin, qe te heqim Ramen, se perndryshe kemi Ramen ne mandatine 4, dhe Veliajn ne mandatin e 5,6 ,7. Uluni me kembe ne koke, dhe kuptojeni qe PD e ndare nuk ka shans te fitoje zgjedhjet,edhe po u bene zgjedhje te ndershme,e jo me qe do vidhen, do blihen, do gjenden lloj lloj menyrash per tambajt Ramen ne pushtet. Prandaj ose bashkohuni ose harrojeni fitoren, dhe te bashkoheni jo vetem me njerin tjetrin , por me kedo,qofte parti, qofte individ, e shoqeri civile

    1. Deri ne zgjedhjet e tjera qe pritet qe te jene shume afer, beni qef, beni pazare, vidhni sa te mundni o ASKUSHA, te LISTES se KUNATIT, sepse s’kemi se c’tu bejme, pastaj, pastaj s’ka me, KAQ!

  2. Opo lereni presidentin dhe bashkohuni , humbesit me te medhenj jeni ju o Bardhi por automatikisht edhe grupi i Berishes . Ne diference me Berishen ju jeni humbsa edhe moralisht . Grupi i berishes mund te humb sot por do ta rimarre veten ndersa ju thjesht do falimentoni perfundimisht . Mos flini me kinen , indine e pakistanin per inat te njeri tjetrit .

  3. Në një thes të zi, më thanë se kishin futur Arben Imamin, mikun tim dhe themelues i PD. E kishin tërhequr zvarrë drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës pa e ditur cili ishte brenda thesit; veçse ajo gjëja e zezë kullonte gjak. Benit i kishin thyer dhëmbë e nofulla e as njihej. As Ndre Legisi, një student i Dhjetorit e pastaj deputet në Kuvend, nuk njihej pasi ia shfytyruan fytyrë e trup. E hodhën për të vdekur në një kthinë rruge me baltë diku prapa Hotel Arbëria

    1. Vete i shpikin , vete i thone dhe jane te paret qe besojne genjeshtrat e krijuara vete . jeni sekti me i ndyre ne bote , jeni llumi i shqiptarise o buzkuq

  4. Deri ne zgjedhjet e tjera qe pritet qe te jene shume afer, beni qef, beni pazare, vidhni sa te mundni o ASKUSHA, te LISTES se KUNATIT, sepse s’kemi se c’tu bejme, pastaj, pastaj s’ka me, KAQ!

  5. Ne Shkoder, nje ftese per dasem si kjo e Bardhit e kane bere proverb: “Me ka dergu nana, me la gojen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *