• |
ide | kryesore

E mbylli me Juven, në Firence Dybala nuk do të jetë: vendim i marrë bashkë me Allegrin

-Instant, Sport



Paulo Dybala i përlotur në Stadium do të jetë imazhi i fundit i tij me fanellën e Juventusit. Sulmuesi argjentinas, në fakt, nuk do të jetë në fushë të shtunën në mbrëmje në Franchi kundër Fiorentinës: një vendim i marrë me marrëveshje të përbashkët me Allegrin dhe klubin. Nga ana tjetër, ish-numri 10 do të jetë në fushë të hënën në mbrëmje, në San Siro, për një ndeshje bamirësie të organizuar nga Eto’o dhe ku pritet të jetë prezent edhe Messi.

Shtatë vitet e Dybalas me Juventus përfunduan zyrtarisht të hënën kur ai përshëndeti tifozët e tij në Stadium, duke shpërthyer në lot. Asnjë udhëtim në Firence, një ndeshje e kotë për bardhezinjtë dhe asnjë agoni e zgjatur e një lamtumire të padëshiruar, të paktën nga ana e Joyas. Nesër stërvitja e fundit në Continassa dhe, më pas, sulmuesi do të zbrazë dollapin për të nisur një aventurë të re, ende për t’u shkruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *