• |
ide | kryesore

Fiton Shehi, rinovimi punë ditësh: Tirana plotëson kërkesat e teknikut

-Instant, Sport



Tirana e Shehi akoma së bashku. Tani nuk ka më dilemma, kërkesat e teknikut janë konsideruar në linjë me klubin dhe kështi presidenti Halili ka bindur teknikun të qendrojë. Për firmën është punë ditësh, por tashmë është e sigurtë se bashkëpunimi do të vazhdojë. E konsoliduar kjo është nga manovra e bardhbluve, që pasi kishin mbajtur peng kontratën e përfunduar të Najdovskit, kanë përshpejtuar negociatat duke konkluduar marrëveshjen me maqedonasin.

Mbrojtësi, i aftë të luajë edhe në qendër të mesfushës, ishte një nga lojtarët në skadencë kontrate bashkë me Tosevskin, ndërsa për Tolin ka startuar rinovimi automatik, duke qenë se kontrata e tij ishte 2 plus 1. Për anësorin nuk do të ketë gjithashtu asnjë problem, me drejtuesit që do të ulen të bisedojnë rinovimin në ditët në vijim.

Në këtë mënyrë, dy kushtet e Shehit janë përmbushur, një kontratë e denjë për një trajner profesionist, por ku paratë janë të fundit që kanë rëndësi dhe ruajtja e grupit, me mbajtjen e lojtarëve që u shpallën kampion. Për firmën, Shehi e Halili do të ulen brenda kësaj jave ndoshta, por në të dy anët filtron siguria për një bashkëpunim edhe në sezonin e ardhshëm, madje më gjatë akoma, sepse kontrata me teknikun nuk do të jetë 1 vjecare.

E pasi të përfundojnë këto veprime burokratike, do të mendohet për merkaton, ku piketat tekniku i ka dhënë, për të ndërtuar një skuadër që jo vetëm të dominojë në vend, por të bëjë figurë të mirë edhe në ndeshjet ndërkombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *