• |
ide | kryesore

FOTO/ Këngë napoletane e 200 të ftuar: festë e çmendur lamtumire e Insignes, i ftuar edhe Hysaj

-Instant, Sport



Një festë për të thënë lamtumirë. Një festë për tu ndarë nga qyteti i tij i dashur Napoli dhe skuadra e vendlindjes për të cilën dha gjithcka: Lorenzo Insigne përshëndeti ekipin dhe miqtë e tij me një mbrëmje të organizuar në Belvì Resort në Somma Vesuviana.

Mbi 200 të ftuar, duke përfshirë Aurelio de Laurentiis dhe Luciano Spalletti bashkë me ekipin e Napolit. Në festë kanë qenë të ftuar edhe vëllezërit Cannavaro dhe ish-shokët e skuadrës Elseid Hysaj dhe Reina. Shkodrani, pavarësisht transferimit te Lazio, ka mbetur mik i ngushtë me ish-kapitenin.

Për organizimin e festës së cmendur të Insignes janë përkujdesur miqtë e tij Rocco Hunt, Gigi D’Alessio, Clementino dhe Alessandro Siani. Këngë, valle napoletane dhe fishekzjarre në një atmosferë shumë argëtuese. E tani, Insigne është gati të zbarkojë në Toronto.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *