• |
ide | kryesore

Jubileu i anëtarësimit në FIFA sjell në Tiranë presidentin Infantino: “Kënaqësi të vizitoj Shqipërinë”

-Instant, Sport



Krah për Krah me FIFA-n: një histori që zgjat prej 90 vjetësh e që natyrisht meriton të respektohet. U bënë tashmë 9 dekada që kur Federata Shqiptare e Futbollit u anëtarësua në institucionin që qeveris futbollin botëror dhe pikërisht për këtë ngjarje, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të mbërrijë së shpejti në Tiranë, për t’u takuar me drejtuesit e FSHF-së dhe anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar. Përmes një letre drejtuar Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, numri 1 i qeverisë së futbollit botëror shkruan se mezi pret të vizitojë Shqipërinë. Në vizitën e Presidentit Infantino pritet të inaugurohet “Shtëpia e Futbollit”, një investim i madh i FIFA-s si dhe të zhvillohen festimet për 90 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në qeverinë e futbollit botëror.

LETRA E PRESIDENTIT TË FIFA-S INFANTINO:

I dashur President,

Jam shumë i kënaqur që pata rastin t’ju takoj javën e kaluar në Vjenë për Kongresin e 46-të të Zakonshëm të UEFA-s.

Siç edhe e diskutuam, do të jetë një kënaqësi e madhe për mua të vizitoj vendin tuaj në muajt në vijim, për t’u takuar me anëtarët e komunitetit shqiptar të futbollit dhe zyrtarët e qeverisë si edhe për të ndarë vizionin tonë për futbollin dhe mënyrat për të zhvilluar më tej lojën tonë dhe promovimin e vlerave të saj në Shqipëri dhe në rajon.

Zyrat tona do të kontaktojnë për të gjetur datën dhe orën e duhur për vizitën. Ndërkohë, ju uroj sa më shumë suksese për organizimin e finales së UEFA Conference League 2022 në Tiranë dhe pres me padurim, i nderuar President, t’ju shoh përsëri shumë shpejt.

Juaji sinqerisht,

Gianni Infantino



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *