• |
ide | kryesore

Julia Fox mbron Amber Heard: Ajo nuk ka abuzuar me Johnny

-Instant, F1, Paparazzi



Aktorja  Julia Fox ka reaguar ndaj gjyqit të vazhdueshëm mes Amber Heard dhe Johnny Depp.

Përmes një postimi në rrjetin social,Instagram ,shkroi se Amber Heard “nuk ka pasur kurrë fuqi” për të abuzuar me Johnny Depp.

“Gabim. Ajo kurrë nuk kishte fuqinë në marrëdhënie që të abuzonte me të”,shkruajti modelja.

“A e goditi ajo? Po. Ishte abuzim? Jo. Ju duhet të keni fuqi që të jeni në gjendje ta abuzoni me të. Ajo ishte 25 vjeç. Ai ishte qartësisht gjithmonë shumë më i fuqishëm, duke përfshirë fizikisht dhe financiarisht.”

Komenti i Fox nuk u prit mirë nga ndjekësit të cilët u përgjigjën shpejt ndaj saj, përkatësisht këngëtarja dhe kantautorja Aubrey O’Day, e cila e quajti komentin e saj fyes.

“Shumë njerëz të thyer, të shkurtër, të dobët dhe jo të famshëm kanë abuzuar me partnerin e tyre”, shkroi këngëtarja në Twitter. “Abuzimi është thjesht trajtim mizor dhe i dhunshëm i një personi. Pushteti nuk është faktor i domosdoshëm. Peronat më pak të fuqishme abuzojnë me partnerin e tyre më të fuqishëm për shkak të xhelozisë gjatë gjithë kohës.”

Të tjerë e sulmuan Fox-in, duke thënë se ajo “përfaqëson zërat e idiotëve” dhe se kushdo që pajtohet me të duke pëlqyer komentin e saj është “shumë i sëmurë”.

“Kjo është vërtet e tmerrshme. Abuzimi është abuzim”, shkroi një tjetër përdorues në Twitter.

Depp po padit Heard për shpifje për 50 milionë dollarë për një shkrim të Washington Post të vitit 2018.Amber  nuk e përmendi emrin e Depp në artikull,por e quajti veten një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”, duke aluduar se aktori kishte abuzuar me të. Sipas padisë, Johnny  pretendon se akuzat i kushtuan atij miliona dollarë punë dhe dëmtuan reputacionin e tij./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *