• |
ide | kryesore

Lirohet shqiptari më i urryer në ShBA

-Instant, Lajme, Të fundit



Sipërmarrësi shqiptar i “Pharma Bro”, që rriti çmimin e një medikamenti kundër HIV-it dhe u bë simbol i lakmisë së korporatave në Wall Street është liruar nga burgu. Në një deklaratë të mërkurën nga Byroja Federale e Burgjeve, thuhej se Martin Shkreli ishte vendosur drejt një banese ish-të burgosurish në gjendje gjysmë-lirie për të vazhduar atje dënimin e mbetur.

Sipas raportimeve, Shkreli është liruar para kohe pasi është sjellë mirë në burg dhe pasi ka përfunduar programet e edukimit dhe rehabilitimit ndërkohë që ishte në burg.

“Mund të konfirmojmë transferimin e Martin Shkrelit më 18 maj 2022, nga Institucioni Federal Korrektues (FCI) Allenëood Loë në izolimin e komunitetit të mbikëqyrur nga Zyra e Menaxhimit të Rikthimit në Rezidencë Banesore (RRM) të Byrosë së Burgjeve (BOP) në New York,” thuhet në deklaratë.

“Kam kënaqësinë të raportoj se Martin Shkreli është liruar nga burgu i Allenwood dhe është transferuar në një BOP në gjysmë të rrugës pasi kishte përfunduar të gjitha programet që lejuan shkurtimin e dënimit të tij me burg”, tha Avokati i tij, Benjamin Brafman duke konfirmua lirimin e tij.

Shkreli pritet ta mbarojë vuajtjen e dënimit në 14 shtator 2022. Kujtojmë se ai në fillim të këtij viti u përjashtua përgjithmonë nga industria farmaceutike dhe u gjobit me 64.6 milionë dollarë nga një gjykatë amerikane pasi Komisioni Federal i Tregtisë dhe shtatë shtete ngritën një çështje kundër tij.



1 Comment

  1. Pse ca beri ky qe u denua? Shau Hillary Clinton ne Twitter. Kompanite farmaceutike cifute vrane miliarda dhe nuk po ju hyn gjemb ne kembe kurse ky ngriti ca cmime ilacesh dhe ja futen se nuk ishte cifut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *