• |
ide | kryesore

Një brazilian për të zëvendësuar Chiellinin: Juventus përfshin Arthur në bisedimet me Arsenal

-Instant, Sport

Lamtumira e një shtylle si Giorgio Chiellini i imponon Juventusit detyrimin për të kërkuar një zëvendësues në mbrojtje. Ka një marrëveshje të përgjithshme me Lazion për një shkëmbim Acerbi-Rugani por drejtuesit e Juventusit po punojnë edhe në fronte të tjera. Ky është motivi që drejtori sportiv bardhezi Cherubini të udhëtonte për në Londër te Arsenal për të folur për Gabriel, i lindur në 1997, me synimin për të përfshirë edhe Arthur në operacionin për të arritur te majtoshi brazilian dhe për të ulur koston, jo më pak se 50 milionë euro. Gabriel në këtë sezon me fanellën e Gunners – që e bleu në verën e vitit 2020 nga Lille për 26 milionë dhe me të cilin ka kontratë deri në qershor 2025 – ka bërë 38 paraqitje, duke shënuar madje katër gola.

Në shtëpinë e Juventus ndërkohë vazhdojnë manovrat për të riveshur bardhezi Paul Pogba, i cili do të largohet pas 6 vitesh nga Manchester United me të cilët është në skadencë kontrate. Kontaktet tashmë kanë filluar dhe rruga është ende e përpjetë: nga njëra anë është konkurrenca e fortë e PSG, nga ana tjetër është pengesa e pagës, që te Djajtë e Kuq është 15 milionë: ideja bardhezi është ajo e ofertës prej 7.5-8 milionë në sezon plus bonuse për të arritur në shifra dyfishe, duke përfituar edhe nga lehtësimet tatimore të Dekretit të Rritjes.


Çështje e hapur edhe për Di Marian, me të cilin tashmë është arritur një marrëveshje ekonomike për një pagë nga 7 deri në 7.5 milionë: për tu përcaktuar është ajo që ka të bëjë me kohëzgjatjen e kontratës, me lojtarin që synon një kontratë vjetore dhe më pas të kthehet në Argjentinë, ndërsa barhezinjtë dëshirojnë që ai të nënshkruajë një dyvjecare. Torinezët janë përqendruar edhe te Ivan Perisic, të cilit i ka përfunduar kontrata me Interin, me të cilin do të takohet në fund të sezonit për të biseduar për rinovimin. Për momentin ngjan shumë e vështirë, duke pasur parasysh hendekun midis kërkesës (6 milionë) dhe ofertës (4.5).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.