• |
ide | kryesore

Nxori gruan e tij të punonte si prostitutë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e djeshme efektivë të Sektorit të Policisë Kufitare Domodossola në Itali në kryerjen e kontrolleve të zakonshme të kryera në tren, arrestuan një shtetas shqiptar 38-vjeçar, i cili po udhëtonte në bordin e trenit EC 57.

Sipas mediave vendase, arrestimi i shqiptarit u krye në ekzekutim të një urdhri me dënim me burg që kishte ndaj tij për krime të keqtrajtimit në familje, plagosje të rëndë si dhe për shfrytëzim prostitucioni në dëm të ish-bashkëshortes.

Pas ndarjes nga bashkëshortja, burri vijonte të kryente akte dhe sjellje të përsëritura të dhunshme ndaj saj, duke e shtyrë atë të prostituohej, edhe nëpërmjet organizimit të takimeve me burra të ndryshëm, duke i dhënë më pas një pjesë të të ardhurave.

Policët e Sektorit të Policisë Kufitare të Domodossolës, pasi kishin përfunduar të gjitha hetimet e nevojshme, e shoqëruan 38-vjeçarin në burgun e Verbanias në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor procedues



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *