• |
ide | kryesore

Operacioni i SPAK, Berisha: Bosët morën lajmin, ikni sa më shpejt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Urdhër arrestet e lëshuara sot nga SPAK janë komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha nga Korça. Ky i fundit i cilësoi “arrestime në erë”, duke thënë se vetëm një bos krimi ka rënë në pranga kurse të tjerët janë “njoftuar” që të arratisen.

“Arrestime në erë, dmth nga 8 bosë të shpallur, vetëm njëri është në arrest. Të tjerët morën lajmin; ikni sa më shpejt.”, tha Berisha.

Sot SPAK njoftoi 32 urdhër arreste. Në pranga ranë 18 persona, por bosët e mëdhenj të krimit duket se ishin njoftuar më herët dhe deri më tani nuk kanë rënë në prangat e policisë. ©LAPSI.al



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *