• |
ide | kryesore

“Plumbi i Artë”, pamje të operacionit të RENEA-s në një hotel (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fotoja e mëposhtme është nga Operacioni policor i ditës së sotme “Plumbi i Artë”. Në foton e publikuar nga Ora News, shihen efektivët e policisë që hyjnë në një dhomë hoteli, ndërkohë që në foton tjetër shihen dorashka si dhe një qese me kanabis.

Çfarë ndodhi sot?

Nga 18 urdhër-arrestet e ekzekutuara, gjysma janë persona që ndodheshin me parë të arrestuar në paraburgim apo të dënuar në burgje, ndërsa pjesa tjetër individë që kanë pasur role dytësore në ngjarje.

Prangave u kanë shpetuar emra te tillë si Ervis Martini, Suel Çela apo edhe avokati Alban Bengasi që ka qenë shpesh ne mbrotje te tyre. Ndonëse nuk u pranua zyrtarisht nga kreu i SPAK Arben Kraja dhe dhe Drejtuesi i policisë së shtetit ne Gledis Nano gjatë konferencës mos arrestimi i personazheve kryesor tregon jemi perpara një dekonspirimi.

Kreu i SPAK tha se bëhet fjalë për 18 procedime te nisura më herët që janë kryer nga 8 grupe kriminale që operonin në Tiranë Elbasan, Durrës dhe Lezhë.

Drejtori i policisë së shtetit tha se gjatë operacionit me urdhër të SPAK janë kontrolluar edhe 28 banesa ku jane gjetur dhe sekuestruar edhe arme zjarri antiplumb para dhe fatura bankash./ Ora



2 Comments

  1. Policia sikurse i gjithe shteti shqiptar jane me shume ne sherbim te krimit sesa te qytetareve. Perndryshe do ishte shume e thjeshte te kapej e zbulohej kushdo, te gjithe i njohim ke kemi neper lagje e me cfare merret gjithsecili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *