• |
ide | kryesore

Punonjësit e inceneratorit të Fierit dalin në protestë, katër muaj pa marrë pagat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Punëtorët e inceneratorit në Fier janë ngritur ditën e sotme sërish në protestë, pasi kanë katër muaj pa marrë pagat. Inceneratori është sekuestruar nga SPAK për shkak të hetimeve dhe është vendosur një administrator nga shteti. Sipas tyre administratori Faraudin Arapi u tha se do u kalonin 5 paga, por ende nuk u ka kaluar asnjë.  Ata thonë se janë gënjyer përsëri, pasi dje ishte afati i fundit që iu ishte thënë se do të likuidoheshin. Punonjësit kanë bllokuar hyrjen e inceneratorit dhe nuk lejojnë që të futen mjetet me mbetje, ndërsa thonë se protesta do të vazhdojë.

“Protesta do të vazhdojë derisa ata të likuidojnë rrogat. Nuk thotë njeri nuk ka lekë. Na gënjyen prap. Të mërkurën tha ai do t;ju likuidojmë. Dita e fundit ishte dje. Ndërsa dje telefonat janë mbyllur”, thotë një prej tyre.

Prej disa muajsh SPAK ka nisur hetimet për kompanitë që fituan koncesionet e inceneratorëve në vend. Të arrestuar dhe në hetim për impiantin e mbetjeve në Fier janë ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretari i ministrisë, Alqi Bllako dhe ish-kryetari i Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi.



1 Comment

  1. Edhe une me Shkulakun jemi dakort.Aty na prisni se erdhem sa te nderrojme rrobat dhe te presim mjekrat.
    Aty rrini se jemi me ju sa te mbaroje ndeshja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *