• |
ide | kryesore

Rrezikuan të mbyteshin në Palasë, policia shpëton dy persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shërbimi i Policisë Kufitare në Dhërmi arriti të shpëtojë 2 persona mbrëmjen e së mërkurës që rrezikonin të mbyteshin në zonën e Palasës. Policia mori njoftim rreth orë 20:00 për dy personat në vështirësi, të cilët nuk mund të ktheheshin në breg me mjetin e tyre lundrues për shkak të rrymave të forta.

Pas kontrolleve, policia arriti ti gjente ata dy milje përballë bregut në zonën e Palasës, në gjendje të mirë shëndetësore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *