• |
ide | kryesore

SPAK nis operacionin e gjerë anti-krim, çfarë dimë deri tani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka nisur një aksion të gjerë në disa qytete të vendit.

Edhe pse nuk ka ende reagim zyrtar, sipas burimeve të deritanishme, SPAK ka lëshuar 32 urdhër-arreste. Sipas gazetarëve të kronikës, mes të arrestuarve janë dhe personazhe të njohur të botës së krimit.

Mësohet se momentalisht operacioni vijon në disa qytete. 19 urdhër arreste janë lëshuar vetëm në Elbasan.

Në kryeqytet, raportohet se Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë kanë mësyrë në lagjen “5 maji”, ku janë vendosur në pranga 2 persona.

Urdhër-arrestet janë miratuar nga GJKKO, ndërsa personat e skeduar dyshohen për vrasje, rrëmbim personi dhe shantazhe. Mes të arrestuarve në Elbasan rezulton një oficer policie. Ai dyshohet se ka pasur lidhje me grupet kriminale në qytet.

Detaje të tjera priten të zbulohen në vijim. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *