• |
ide | kryesore

VIDEO/ Semi Jaupaj e ftuara e rradhës në emisionin e Donaldit

-Instant, Paparazzi, Slider



Miqësia mes Donaldit dhe Semit mund të jetë prova e fundit e vërtetësisë së thashethemeve të ditëve të fundit.

Ai dhe Semi Jaupaj duket se kanë sheshuar gjërat dhe janë shfaqur për herë të parë krah njëri tjetrit që pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Donaldi ka publikuar një video në Instastory ku iu bën thirrje ndjekësve të mos humbasin episodin e ri të “Më lër të flas” dhe krah tij shfaqet Romeo me Semin. Duket se këngëtarja do jetë e ftuara e radhës në emision ku shumë gjëra do thuhen.

Dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së Donaldit dhe Borës. Fakti që ishte brenda me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport – Semi, shoqja e Borës. Semi, shoqja e Donaldit.

Gjatë reality-shoët ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares.

Më pas Semi solli përmes muzikës historinë Bora-Donald. Kënga “Mos u kthe” është dukshëm një referencë për historinë e dashurisë së tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *