• |
ide | kryesore

Zbërthehet vrasësi me pagesë/ Kokat e krimit i ikin policisë edhe një herë tjetër

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Megjithëse siguroi një dëshmi të rrallë si ajo e Nuredin Dumanit, një vrasës me pagesë shëtitës që akuzohet për disa ekzekutime, SPAK dhe Policia e Shtetit nuk ka arritur dot të vërë në pranga emra të njohur të krimit. Ata janë Talo Çela, prej vitesh në arrati dhe i akuzuar për disa vrasje, Suel Çela, drejtues i një grupi të rrezikshëm kriminal në Elbasan, Ervis Martinaj i akuzuar se kontrollon një bandë me ndikim në Tiranë dhe Fushë-Krujë.

Emrat e tyre dolën në media që në nisje të operacionit të sotëm, por, nga 32 urdhër arreste që ishin lëshuar, vetëm 18 u ekzekutuan. Gjysma e tyre ishin në burgje dhe iu komunikua urdhër arresti, ndërsa nëntë u prangosën nga forcat e policisë.


Por a u bë shkak i dështimit, një dekonspirim i aksionit?

Në media u raportua disa ditë më parë se Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë nga Elbasani që u arrestua pasi iu bë atentat në mars, pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë. Ndërsa SPAK e mohoi këtë pretendim, për gazetarët e kronikës nuk ka dyshime se ishte dëshmia e Dumanit që armatosi SPAK-un me provën që i duhej për të goditur.

(Mohimi i SPAK për statusin e Nuredin Dumanit si bashkëpunëtor drejtësie.) 

Mesa duket ishte tepër vonë. Siç ka ndodhur rëndom, edhe kësaj rradhe emrat e fortë të botës së krimit arritën t’i shpëtojnë prangave.

I pyetur për dyshimet për dekonspirim të operacionit, Arben Kraja u shpreh se nuk ka asnjë dyshim se operacioni është dekonspiruar.

“Nuk kemi asnjë dyshim për dekonspirim, por procedurat janë të tilla që kërkojnë kohën e duhur sepse janë një numër i madh personash për të cilët kishte masa arresti”, deklaroi Kraja.

Megjithë dyshimet për dekonspirim dhe dështim në operacion, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe drejtori i përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano vizatuan një tjetër peizazh lidhur me operacionin e sotëm.

Ata e quajtën të suksseshëm deri tani operacionin edhe pse njoftuan se ai do të vijojë, derisa të gjithë të kërkuarit të kapen nga policia.

Shefi i SPAK zbuloi se kanë “shkrirë” 18 procedime në një të vetme. Kraja tha se është zbuluar se si funksiononin grupet dhe detaje nga krimet e tyre. Ata akuzohen për krime dhe tortura të rënda, si dhe porositje vrasjesh të kundërshtarëve.

“BKH ka kryer veprime të shumta hetimore për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të kryera në disa qytete të vendit. Pas hetimeve intensive të grumbullohen prova për ngjarje kriminale.SPAK ka regjistruar më datë 14 prill, për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet përkatëse. Si dhe veprat penale armëmbajtje pa leje. Në vijim të hetimeve, vrasjet të mbetura në tentativë, vepra dhune, shkatërrim prone etj. 

Janë tërhequr dosjet për këto veprat penale. Hetimet e kryera kanë evidentuar ekzistencën e 8 grupeve kriminale, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

4 grupe në Elbasan 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës. Karakteristikë është dhuna e egër e shkaktuar. Ata bashkëpunojnë me grupe kundërshtare. Grupet kriminale paguanin shumë të mëdha parash për vrasjen e kundërshtarëve. Flitet për një shkallë të lartë organizimi. Pas kërkesës së SPAK janë caktuar masat e sigurisë për 32 shtetas. Është autorizuar kontrollet e banesave për 28 shtetas të tjerë”, tha Kraja, deklaratën e të cilit e plotësoi një përfaqësuese e SPAK, e cila shtoi se provat janë mbledhur që nga viti 2011 për veprimtarinë e këtyre grupeve kriminale.

Kryepolici Gledis Nano theksoi se janë grumbulluar provat e nevojshme. Ai tha se ky operacion nuk do të ndalojë e do të finalizohet me ekzekutimin e të gjithë urdhrave arresteve.

“Nuk mund të themi që kjo punë ka nisur dhe mbaron sot, ka filluar që pas konstatimit dhe ndodhjes së ngjarjeve kriminale që ne kemi kryer veprime. Tërësia e provave të mbledhura ka dokumentuar mekanizmat e secilës ngjarje dhe pasi janë grumbulluar provat e tjera, është vendosur nga Gjykata për lëshimin e urdhër-arresteve. Është operacion, pasi hetimi ka filluar pas çdo ngjarje. Do të përfundojë në një kohë të caktuar dhe do të jetë në vijim. Jemi të vendosur për përballjen me çdo grup kriminal në Republikën e Shqipërisë”, tha Nano.

Por kush është shënjestruar nga SPAK? 

Deri tani janë zbuluar emrat e 18 personave të arrestuar.

  1. Nuredin Dumani
  2. Henrik Hoxhaj
  3. Ardian Uzuni
  4. Altin Ndoci
  5. Skerdi Tasi
  6. Leonard Palushi
  7. Gentian Sharra
  8. Fatos Gosa
  9. Erion Alibej
  10. Florenc Çekrezi
  11. Elvis Koçi
  12. Ilirjan Peçi
  13. Petrit Qoli
  14. Agron Qoli
  15. Agron Qafa
  16. Hastan Plaku
  17. Enver Diva
  18. Besian Xhixha

“Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.” – shtoi Gledis Nano.

©LAPSI.AL 

 

 

22 Comments

    1. Keta nuke jane mafjoze por terrorista shume të dhunshem Talibane, Turqe thotë:

      Keta horra tregone fetyren e vertet se ku ndodhet sote kombi Shqiptare dhe shoqrija Shqiptare, keta nuke jane mafjoze që duane të bën para por keta jane Terrorista shume të dhunshem me mentalitet Turke Otomane Talibane pa as një parim njerzore

  1. Në një thes të zi, më thanë se kishin futur Arben Imamin, mikun tim dhe themelues i PD. E kishin tërhequr zvarrë drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës pa e ditur cili ishte brenda thesit; veçse ajo gjëja e zezë kullonte gjak. Benit i kishin thyer dhëmbë e nofulla e as njihej. As Ndre Legisi, një student i Dhjetorit e pastaj deputet në Kuvend, nuk njihej pasi ia shfytyruan fytyrë e trup. E hodhën për të vdekur në një kthinë rruge me baltë diku prapa Hotel Arbëria,vrasesit me pagese per llogari te salihut e likes ne arrest dhe ne kerkim,deget e dyshes mafioze e kriminale po priten per dite

    1. Shiko shiko, vjet kur e pashe Benin ishte si kokrra molles, çudi si ka shpëtuar, ata të “Salihut” nuk të lënë gjallë …. Po ti s’di këtë tjetrën, … nje parashikues fati më tha që në një të ardhme të afërt partia socialiste nuk do egzistonte më, pasuritë e tyre ishin konfiskuar të gjitha dhe të gjithë ata socialistë që ishin implikuar në krim e trafik ishin dënuar të gjithë… Mora vesh që ishin shumë shumë. Gjithashtu ishte rivendosur denimi me vdekje… Thesat ishin mavi … Q r.

  2. Ku jane te fshehurit e inceneratoreve, kapja e te cileve do te mundesonte tere zinxhirin komandues se Mafias shqiptare qe mbush Europen me droge, por qe tani pret te mbaroje lufta ne Ukraine e t’i futet tregetise se armeve bashke me mafien vendase e ruse, duke rrezikuar plotesisht kontinentin.

    1. vendimi i një viti më parë i sekretarit Blinken jo vetëm që e ka varrosur përjetësisht Sali Berishën si politikan i korruptuar familjarisht dhe minues i demokracisë, por ka shkatërruar reputacionin e tij fals mbi një pjesë të madhe të demokratëve shqiptarë. Dumbabistat shpellkare te salihut gjate masturbimit virtual

  3. Shiko shiko, vjet kur e pashe Benin ishte si kokrra molles, çudi si ka shpëtuar, ata të “Salihut” nuk të lënë gjallë …. Po ti s’di këtë tjetrën, … nje parashikues fati më tha që në një të ardhme të afërt partia socialiste nuk do egzistonte më, pasuritë e tyre ishin konfiskuar të gjitha dhe të gjithë ata socialistë që ishin implikuar në krim e trafik ishin dënuar të gjithë… Mora vesh që ishin shumë shumë. Gjithashtu ishte rivendosur denimi me vdekje… Thesat ishin mavi … Q r.

  4. Aksioni ka qene i dekonspiruar dhe “kokat” jane njoftuar qe me pare ndersa dalje e tyre eshte thjesht per te lare gojen

    1. shoku eshte shume e rendesishme qe shpallen ne kerkim, te rrine te fshehur tani e tutje deri sa t’iu bie rradha e nje e nga nje te bien ne pranga, qofte nga kjo qeveri a qofte nga ndonje tjeter.
      Ng amomenti qe shpallesh ne kerkim fillojne e te bien puplatnje e nga nje deri sa perfundon ne nje biruce nen toke si Provenzano.

      1. A sa bukur, dmth me parrullen e Ramazanit “hengshin kokat e njeri tjetrit”. Po athere, ti shkrijme se pse na duhen e ti mbajme me rroga gjithe keto struktura shteterore me polici, me prokurori, me gjykata etj me teorine se “i zgjidhin hesapet mes vete kriminelet”?!

  5. Hajde teater hajde. Po si mendoni ju se do kapin kriminelet me kostum e kollare ushtaret e tyre kriminele me xhinse?

  6. Ajo dihet pasi gjysma e policise ne Tirane marrin rrogen te martinaj dhe jo vetem. Po thuaj se gjysma e dpp po ashtu perfitojne nga pagat dhe dhuratat e vipave te krimit.
    Qe ta dije Gledisi me emer goce qe kufiri, krimi ekonomik, krimet dhe rendi drejtohet nga njerez qe jane te kapur nga kriki organizuar.

  7. Burg dhe konfiskim hajduteve , evazoreve fiskal dhe mos plaguesve te taksave shqipetare . Qijini robt Po keni bole prokurore, gjykates e shik !!!

  8. Sigurisht, si perhere ikin se e kan mor vesh lajmin 1 muj perpara.

    Policia ate puna, te kap te leshon, te merr parate qe ke grumbullu, te leshon per te kap prap.
    On and On…

  9. Betem patronazhist pa emer, merr nga merushe kurva e boto ketu . Ju qifsha mamate o kurva pa dinitet.
    ju qifsha merushen , ju qifsha mut nanon , ju qifsha partine . Vetem kete te fundit e keni problem se per familjen dhe qelebesirat e tjera mavi nuk e keni gajle. partine mu ne verre edhe nje here o kurva pa dinjitet

  10. Kjo është struktura më e madhe dhe më prestigjioze e së djathtës europiane. Përrallat e Sali Berishës në betejën e tij kundër SHBA, se kjo është një betejë e Sorosit kundër tij, tani shkrihen si kripa në ujë, kur shikon se e djathta gjermane, aleatja më besnike e Partisë Demokratike dhe më tej, Partitë Popullore Europiane, që nuk kanë asnjë lidhje me Soros,do vlisni ju gazekaret e lapsit per Vis Martinin,apo per ju nuk ben lajm ky krimineli i familjes se salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.