• |
ide | kryesore

Zelensky: Operacioni rus dështoi, armë me lazer në vend të raketave

-Instant, Lajme, Planet



Mbi 900 ushtarët ukrainas, të cilët qëndruan për më shumë se dy muaj në tunelet nëntokësore të uzinës së çelikut në Azovstal, janë dërguar në një qendër burgimi në një zonë të kontrolluar nga rusë në Donetsk. Ukraina urdhëroi trupat të dorëzohen si pjesë e një marrëveshje të arritur mes palëve, në përpjekjen për të shpëtuar jetën e mbrojtësve të qytetit. I fundit që ngriti flamurin e bardhë ishte zëvendëskomantanti i batalionit Azov, me pseudonimin Alina, e me gjithë komandantët e tjerë të forcave të rezistencës besohet të jenë ende në bunkerë.

Ndërkohë rusët shpallën fitoren strategjike në Mariupol, por presidenti Volodyomyr Zelensky e cilësoi fushatën e agresionit në vendin e tij një gabim katastrofik dhe dështim të madh për Moskën. Sipas tij, ushtria ruse kishte ezauruar raketat dhe tani po përdorte armë me lazer kundër forcave ukrainase.

“Sot, përfaqësuesit e shtetit rus thanë se pushtuesit kishin filluar të përdornin armë me lazer në Ukrainë për të kursyer raketat. Në propagandën naziste përdorej një term: armët e mrekullisë. Sa më e qartë behej se nuk kishin mundësi ta fitonin luftën, aq më shumë shtohej propaganda mbi një armë të mrekullueshme, e cila do të ishte aq e fuqishme sa do të shënonte kthesën në luftë. Kështu po shohim se në muajin e tretë të luftës Rusia po përpiqet të gjejë armën e mrekullisë; e që na qenka lazeri. Kjo tregon qartë dështimin total të misionit”, tha Zelensky.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *