Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Fier. Mësohet se një 43-vjeçar Eduart Metushi, ndërsa punonte me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal. Mësohet se mjeti e ka zënë Metushin poshtë dhe për pasojë ai ka humbur jetë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.