• |
ide | kryesore

A ka vdekur Nazim Bllaca/ Dëshmitari kryesor kundër Thaçit dhe Veselit në Hagë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Avokati Ben Emerson që mbron ish-kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli në Gjykatën Speciale të Hagës deklaroi shkarazi të premten se Nazim Bllaca ka vdekur.

Ai, gjatë gjatë seancës së sotme në Tribunalin Special, ka thënë se Prokurori po mbështetët te dëshmitari Nazim Bllaca, i cili “ka vdekur“.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, që është Nazim Bllaca, që ka vdekur. Ka informacione që në vitin 2019 që ishte një aset serb, i paguar nga Serbia”, – ka thënë Emmerson gjatë seancës.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë pasi Bllaca është një emër i njohur që prej vitit 2009 kur deklaroi publikisht se kishte kryer vrasje në emër të Shërbimit Informativ të Kosovës dhe me urdhër të ish-zyrtarëve të lartë të UÇK-së.

Megjithatë, burime të Gazeta Express tha se kjo deklaratë e Emerson, ishte vetëm një lapsus pasi që ai nuk e kishte fjalën për dëshmitarin Nazim Bllaca.

Nazim Bllaca bëri bujë në vitin 2009 pasi deklaroi publikisht se kishte kryer vrasje në emër të SHIK. Pas këtij deklarimi ai u morr në mbrojtje nga EULEX-i, organizatë që kishte nisur disa procese gjyqësore për vrasjet e pretenduara të kryera nga Bllaca.

Ai akuzoi atëherë disa anëtarë të lartë të PDK-së, të përfshirë në ShIK, ta kenë urdhëruar atë të kryejë krimet. Pretendimet e Bllacës pasuan me arrestimin e 2 personave ndërsa një zyrtar i lartë i PDK-së u intervistua nga hetues të EULEX-it.

Kadri Veseli në atë kohë kreu i SHIK, deklaroi në gjykatë se Nazim Bllaca nuk ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Megjithëse deklaratat e tij ishin shpeshherë kontradiktore dhe pa rrjedhje të qartë logjike, EULEX nisi procese gjyqësore në seri me Nazim Bllacën si dëshmitar kryesor, përmes të cilit edhe dënoi shumë persona. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *