• |
ide | kryesore

Aksident i trefishtë në Fier, plagosen drejtuesit e mjeteve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin Fier- Levan në afërsi të zonës së njohur si “Liqeni”. Tre automjete, një Ford, Benz dhe një BMV X5 janë përplasur me njera tjetrën, ndërsa kanë marrë plagë drejtuesit e mjeteve. Si pasojë e përplasjes së fortë automjetit tip BMV i është shkëputur edhe njëra gomë.

Ndërsa të plagosurit janë shoqëruar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Fierit, pranë vendit të ngjarjes ka mbërritur edhe policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe orientimin e qarkullimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *