• |
ide | kryesore

Aksident në Tiranë, dëmtohet 60-vjeçarja që po kalonte rrugën në këmbë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy automjete janë përfshirë në një aksident ditën e sotme në rrugën “Thoma Koxhaj”, në Tiranë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një 60-vjeçare, e cila po kalonte rrugën në këmbë. Policia bën me dije se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. I., me automjetin me drejtuese shtetasen A. S.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja L. H., 60 vjeçe, që po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes së automjeteve, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *