• |
ide | kryesore

Aksidenti me 2 të vdekur në bypassin e Vlorës, si shkak dyshohet defekti në frena ose mbingarkesa

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy janë pistat që policia e Vlorës mendon se janë bërë shkak për aksidentin të ndodhur në bypassin Orikum-Kaninë në datën 16 maj, ku humbën jetën Armand Beu dhe Klajdi Kaja. Pista e parë i referohet mundësisë së një defekti teknik në mjetin që të rinjtë drejtorin. Dyshohet se defekt teknik në frena u ka shkaktuar vdekjen të rinjve, por gjithçka pritet të konfirmohet nga ekspertiza.

Po ashtu, një pistë tjetër e hetimit është ajo e mbingarkesës së mjetit. Mjeti sipas tyre ka qenë i mbingarkuar me dhé, gurë e zhavorr dhe në momentin që ka tentuar të kthehet dhe më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Në lidhje me aksidentin janë pyetur dhe përgjegjës të firmës të cilët e kanë mohuar faktin se mjeti ka pasur defekt.

Nga ana tjetër familjarët e viktimave në dëshminë e tyre kanë akuzuar firmën për fshehjen e provave në vendin e ngjarjes dhe sipas tyre mjeti ka pasur defekt.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *