• |
ide | kryesore

Berisha: Ballkani i Hapur lindi në Beograd, ky projekt sjell shkatërrimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët e Vlorës hodhi akuza të rënda ndaj kryeministri Edi Rama. Sipas Berishës, kryeministri po ngulit thellë edhe më thellë frikën tek qytetarët si në periudhën e komunizmit.

“Ballkani i Hapur lindi nga Beogradi, ky zotëria na lidh me qerren e tij, në kurriz të Prishtinës, a nuk është një dhunim i interesit tonë? Ky na pjesëton, na fut në sherr midis Tiranës dhe Prishtinës, s’është vetëm kjo në këtë projekt, por ky projekt sjell shkatërrim. Ai e bën për të ngulitur thellë edhe më thellë frikën tek qytetarët, por diktatura e ka këtë, edhe ky këtë bën, se po përdor urinë, kur vetë shëtit me avion në dispozicion, 150 deri 300 mijë euro, nuk e ka për gjë, edhe sot në kulmin e kësaj krize, në një kohë kur qytetarët e marrin vajin tre herë më shtrenjtë.

Ne nuk konkurrojmë dot me një bujqësi që në dekada ka marrë 20 herë më shumë subvencione se fermerit shqiptarë. Procesi europian e parashikon shkëmbimin por me kuota të caktuara. Ky thotë tregti e lirë për të dëmtuar prodhimin në Shqipëri. A nuk është ky shkelmim i interesave tona?

Në BE nuk ka prodhues që vuan se ka të garantuara tregjet. Marrim qëndrimin ndaj qytetarëve, a duhet të jetë qëndrim i qeverisë zhvillimi i një kombi. Shndërrimin në një vend më të mirëjetueshëm? A u rritën rrogat 2005-2013 dyfish thuajse në çdo sektor. Sot jemi me ata që marrin rrogë mesatare të ulët, marrin më pak 50 se sa në 2013 për shkak të inflacioni. Kjo qeveri çfarë i konsideron shqiptarët që si rrit rrogat por i topit me varfëri. Janë marrë miliarda euro bardhe 10 herë më shumë se 2005-2013″, tha Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *