• |
ide | kryesore

Berisha zbulon mesazhin: Si u njoftuan bosët e krimit për operacionin e SPAK

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar një dështim operacionin e djeshëm të SPAK-ut pasi sipas tij, bosët e krimt u njoftuan më herët për çfarë do të ndodhte. Sipas Berishës, operacioni u dekonspirua që në momentin kur doli informacioni se Dumani ishte bërë i penduar i drejtësisë.

Sipas Berishës, ky ishte momenti kur bosët e krimit, ata që kishin bërë porosi të Dumani për të vrarë dikë, morën mesazhin për t’u larguar.

“Janë arrestuar gjithsej 7-8 ushtarë, kurse bosët që të gjithë u larguan pasi u njoftuan. Nuk kam të dhëna që morën mesazhe apo telefonata nga narkopolicia, prokuroria apo institucione të tjera, pasi edhe kjo nuk përjashtohet, por një të dhënë ekanë të gjithë shqiptarët, sepse disa ditë më parë, u bë publike se Dumani, një vrasës serial është bërë i penduar i drejtësisë. Nëse prokuroria dhe kushdo tjetër është i interesuar të gjejë dekonspirimin, ky është akti më madhor i dekonspirimit. Të gjithë ata që e dinin se kishin bërë porosi te Dumani apo se Dumani dinte aferat e zeza të tyre, sigurisht, lehtë morën arratinë dhe u zhdukën”, tha Berisha duke shtuar se ky mesazh ishte i qëllimshëm pasi pas çdo krimineli qendron sipas tij një qeveritar, një prokuror apo një efektiv policie.



9 Comments

  1. Ajo qe ke thene me sakte o Sali eshte se pas cdo krimineli qendron nje pushtetar. Tashme cilitdo i lind e drejtea te pyes ty:
    Pas teje sa kriminele qendrojne?

    1. O Sufllaqe, po ti pyet kryepushtetarin Ramazan se u bene 9 vjet qe futet me shume kokaine se miell buke njehere. Berishen e nxorret ne pension ju me 1 milion “shuplaka” para 9 vitesh, ca po i kerkon Berishes tani? A ju jeni per tju shkerdhyer rracen Popovice mer graqira muti!

  2. propogande e ndyte , thuhet 32 vete , 8 ishin te arrestuar , 9 jane arrestuar , kryekriminelat nuk jane arrestu .

  3. Ne ate llum dhe je ti o Sale. Kur shkove te thyeje braven, sa te kerkuar e te denuar kishe me vete? Po te mos kishe kriminelet sbeje dot si gjel tani, e di vet ti.

    1. Po te kishte pasur te denuar e kriminele do kishte hyre e do kishte godit dhe policine sic goditen trimat e Tom Doshit me hunje e gure e kthyen permbys e dogjen makine policie e civile.

      1. Po ik o suflake se na hape karin. Ik o vlla shkruaj komentet e tua, ngele duke u kap me komentusit e duke shar gjith diten. Sa njeri i frustruar paske qen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *