• |
ide | kryesore

Farsa me presidentin e ri, Balla: PD të depozitojë kandidaturat deri të dielën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt, pasi ky i fundit deklaroi më herët gjatë ditës së sotme, se mazhoranca ishte tërhequr nga marrëveshja për të pasur një president konsensual.

Gjatë një deklarate për mediat nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Balla u shpreh se opozita ka kohë deri të dielën ora 16:00, për të depozituar kandidaturat e saj.

Sipas Ballës, mazhoranca i qëndron marrëveshjes, sipas së cilës opozita do të propozojë kandidatura në raundin e dytë dhe të tretë.

“Alibeaj ka thënë se mund të propozojnë dy kandidatura. Deri të dielën në orën 16:00 të depozitojnë kandidaturat. Ne jemi të gatshëm që sapo t’i depozitojnë, të ulemi dhe të vlersojmë mundësinë e votimit, nëse Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do vendosë ta mbështesë. Ne do t’i qëndrojmë marrëveshjes”, tha Balla.

Ai shtoi se nuk duhet të çohen dëm dy raundet e ardhshme dhe se ka kohë të mjaftueshme për të gjetur një kandidat konsensual.



3 Comments

  1. Kjo është struktura më e madhe dhe më prestigjioze e së djathtës europiane. Përrallat e Sali Berishës në betejën e tij kundër SHBA, se kjo është një betejë e Sorosit kundër tij, tani shkrihen si kripa në ujë, kur shikon se e djathta gjermane, aleatja më besnike e Partisë Demokratike dhe më tej, Partitë Popullore Europiane, që nuk kanë asnjë lidhje me Soros

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *