• |
ide | kryesore

Flirti i Johnny Depp me avokaten e tij i qëllimshëm

-Instant, Paparazzi, Slider



Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez, është bërë një emër i njohur, ku së fundmi ajo ka marrë në pyetje ish-bashkëshorten e Depp, Amber Heard, në gjyqin e tyre në Virxhinia.
Mirëpo, ajo është parë edhe shumë e dashur me aktorin Johnny Depp.
Një ekspert i gjuhës së trupit ka bërë së fundmi një përshkrim të dyshes Vasquez-Depp.
Ai tha se Depp duket si një “Hero romantik”.

Në momente të ndryshme gjatë procesit gjyqësor, Vasquez është parë duke buzëqeshur përkrah Depp-it dhe madje e ka përqafuar brenda sallës së gjyqit.
Por një tjetër eksperte e gjuhës të trupit thotë se përqafimet e tyre mund të jenë një përpjekje për ta bërë Depp të duket më i butë dhe më i pëlqyeshëm.
“Duket flirtuese, por kjo është ndoshta thelbi”, ka thënë së fundmi ekspertja Judi James për Daily Mail të enjten.
“Sjellja e saj në gjykatë e kthen Deppin në rolin e heroit romantik,” shtoi më tej James.

Një fotografi e Vasquez-it duke përqafuar Depp-in qarkulloi në rrjete sociale dhe i bëri ‘lëmsh’ ndjekësit.
Ata u panë gjithashtu teksa qeshnin dhe pëshpëritnin me njëri-tjetrin.
Madje, shumë persona dyshuan se Depp dhe avokatja e tij mund të jenë në një marrëdhënie dashurie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *