• |
ide | kryesore

Grabitja e noterit në Sarandë, arrestohen dy të rinjtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



2 organizatorët e grabitjes së noterit Thoma Kaci në dhjetor të 2021 janë vënë në pranga ditën e sotme pas një operacioni të organizuar nga policia e Sarandës. Hajdutët janë identifikuar si Samet Brahimi, 34 vjeç, banues në Shkodër dhe Ilia Mata, 29 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë këta persona ishin organizatorët e grabitjes. Ndërkohë numri i të ndaluarve për këtë ngjarje ka arritur në 5. Më parë për këtë ngjarje janë arrestuar si bashkëpunëtorë edhe Oltjon Kolonja allias Oltjon Pula, 40 vjeç, Vladrias Himaj, 35 vjeç dhe Elis Avduli allias Mile Xhafa, 53 vjeç. Një javë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë gjetur në det, armën e zjarrit automatik, së bashku me dy karikatorë, që këta shtetas kanë përdorur gjatë vjedhjes në banesën e shtetasit Th. K.

Për Brahimin dhe Matën, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 18.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *