• |
ide | kryesore

Konferenca e Ballës me Pompeon/ Berisha: U përsërit akti i dërgimit të Tahirit në Shtëpinë e Bardhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha komentoi edhe njëherë vizitën e ish-Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në Tiranë.

“Ajo vizitë u paralajmërua si një vizitë ku do bëheshin deklarata kundër Sali Berishës.

Kjo ishte mbarsja më e madhe që iu bë asaj vizite. Sekretari i Shtetit erdhi, mori pjesë në një konferencë për 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, të organizuar nga Taulant Bego Yaris.

Unë kam absolutisht respekt të palëkundur për Sekretarin e Shtetit dhe qeverinë e SHBA, por të ripërsërisësh në një formë tjetër, përfaqësimin e eksponentëve të krimit në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, është një akt i papërgjegjshëm që nuk i shërben këtyre marrëdhënieve.

U përsërit akti i dërgimit të Saimir Tahirit në Shtëpinë e Bardhë. I keni parasysh ato pamje? Në Shtëpinë e Bardhë ishte Saimir Tahiri, të cilin opozita e kishte denoncuar mbi 50 herë dhe këto u faktuan më vonë nga drejtësia italiane.

Ky merrej qëllimshëm, dërgohej në krah të djathtë të presidentit amerikan.

Të njëjtën gjë bënë me këtë konferencë. Një nga supertrafikantët organizon konferencën dhe shpërndan ftesat. Ta organizojë Taulant Balla që të lexojë Enkelejdi fjalimin që i përgatiti ai, ky është një akt i papërgjegjshëm.

Kur unë u largova nga pushteti, admirimi, respekti i shqiptarëve për SHBA ishte mbi 90 përqind. Kjo është e vërteta. Tani se ku është, e dini ju vetë. Shihni pollet. Por në këtë rënie jashtëzakonisht problematike dhe të pamerituar, tre janë përgjegjësit kryesorë: Xhorxh Soros, Edi Rama dhe guvernatorja Kim. Këtë e them me bindjen më të plotë,” tha Berisha.



6 Comments

  1. Eshte gabim te paraqesesh ato polle si te verteta, sepse po sipas atyre te njejtave sondazhe, 85 % e shqiptareve ne Shqiperie pelqejne Rusine, nderkohe ne Serbi e pelqejne Rusine vetem 69% (sipas sondazheve, se dihet qe 99% e tyre e duan Serbine, por ata bejne patriotizem, qe ti paraqiten Europes sikur jo te gjithe e duan Rusine. E pse ne te bejme te kudnerten, te paraqitemi si shtet pro rus dhe anti amerikan?

    1. Ato polle jane te porositura, ose te deformuara nga ai oligarku rus qe mori te dhenat shqiptare. Ose ndoshta per ti thene Europes, na prano(me zor) se ndryshe do shkojme tek ruso-kinezet. Nuk ka shans 85% e shqiptareve ta duan Rusine, apo te kete aq shume anti amerikan. Dhe duhet ta kuptojme njehere e mire, qe ne na duhet Amerika, dhe jo Amerikes ne, prandaj mos te sillemi sikur jemi shtet 1 miliard banoresh me arme nukleare, dhe skemi nevoje per asnje. Ja, armiku , po pret te dera, e po pret te futet brenda, bile dikush po perpiqet ta fus nga dritarja, prandaj te jesh kunder Amerikes, dashje pa dashje, ben nje gje kunder interesit kombetar. Do i sugjeroja cdo politikani shqiptar, te perpiqet te rregulloje mardheniet me Ameriken dhe jo ta zgjas kete muhabet, se kjo ndikon edhe te populli. Nuk perfaqeson Ameriken as Kimi, as Soros, as ndonnje Grenell apo Trump neser pas neser

      1. Oo arber rusi.
        Lere propoganden ruse ketu.
        Ik e hakero diku tjeter.
        Rusia te ne nuk pi uj. I pam 45 vjet se cilet ishin. Dhe se c te gjen ne ate rruge.

        1. Avash mos merr yrysh e sdi ca flet pastaj. E para c’hyn hakerimi, dhe pa merak se po te dija te hakeroja, i neutralizoja shume spiuna, E dyta Pse une pro rus, kur thashe te kunderten?Te jem mr Rusine zere se jam me Serbine, nuk i ndaj dot nga njera tjetra. E treta, propagande pro ruse spo bej une , po benin nje grusht njerezish, mes tyre edhe nja 2-3 (jo me shume shqiptare, dhe sigurisht pro ruset e thekur, sllavet qe jetojne ne Shqiperi (fyromsat psh),por qe kur komentojne nukkomentojne si FYROMsa, por si shqiptare, sepse duan te japin pershtypjen qe shqiptaret jane antiamerikane. Dhe une (per ti sqaru te tjeret, se me ty as sdo harxhoje sekondin te te pergjigjesha), po flisja per nje sondazh te Gallupit, e ku gazetari ne vend qe ta pretendonte si sondazh i gabuar, ai i gezuar thoshte, shqiptaret dashamires me te gjithe ( kerkoje ne youtube : Surprizuese! Rezultatet e ‘Gallup’ Shqipëria vendi më dashamirës në botë | Zona Zero Top News)

  2. Berishe. Na thuaj nje emer nga politikanet e perendimit, qe ke takuar apo do takosh. Mbas non grates.
    Ty nuk te takon me as shoferi i ndonje lideri perendimor.
    Po ty aq te ben. Rendesi ka te genjesh gjynafqaret qe te ndiekin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *