• |
ide | kryesore

Krerët e bandave u njoftuan për t’ia mbathur/ Reagon AMP: Po verifikojmë çdo dyshim nëse ka pasur rrjedhje informacioni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa të shumta ishin reagimet nga politika dhe jo vetëm se operacioni i djeshëm i SPAK u dekonspirua, vjen reagimi nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Përmes një njoftimi për mediat, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore theksoi se po verifikon çdo dyshim nëse ka pasur rrjedhje informacioni. AMP thekson se në operacion u caktuan dhe ekzekutuan masat e sigurimit personal të karakterit shtrëngues “Arrest në burg” për 32 shtetas, mes tyre edhe një punonjës policie.

Reagimi i plote i AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni, gjatë operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia e Shtetit, në kuadër të procedimit penal nr.75/2022, përmes të cilit u caktuan dhe ekzekutuan masat e sigurimit personal të karakterit shtrëngues “Arrest në burg” për 32 shtetas, mes tyre edhe një punonjës policie.

Në përfundim të këtij operacioni, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore siguron opinionin publik dhe mediat se do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090.



2 Comments

  1. Kush eshte ai maskara qe thote se ka rrjedhje informacioni ????????
    Por dine te me thote kush nje aksion qe ska pasur rrjedhje informacioni ??????????
    Ju vete , drejtesia dhe pushteti , jeni mafia e vertet dhe kangrena e ketij vendi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *