• |
ide | kryesore

Kundërpërgjigje ndaj NATO-s, Rusia planifikon krijimin e bazave të reja ushtarake

-Instant, Arkiva, Planet



Aplikimi për anëtarësimin në NATO i Suedisë dhe Finlandës nuk është pritur mirë nga Rusia, e cila përveç kërcënimeve gjatë ditëve të fundit tashmë ka paralajmëruar se do të krijojë baza të reja ushtarake pranë kufijve të saj, shkruan BBC.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i mbrojtjes së Kremlinit, i cili tha se kjo ishte kundërpërgjigjia ndaj zgjerimit në lindje të NATO-s.

“Rusia do të krijojë baza të reja ushtarake në perëndim të vendit për të kundërshtuar forcimin e NATO-s pranë kufijve të saj”, tha Sergei Shoigu.

Rikujtojmë se Finlanda dhe Suedia kanë paraqitur zyrtarisht aplikimin për t’u bashkuar me NATO-n, një aleancë ushtarake e 30 vendeve perëndimore.



1 Comment

  1. AJO QE NA BASHKON KA VLER ME SHUM SE AJO QE NA LARGON .NA BASHKON E ARDHMJA DOMOSDOSHMERIT QE KEMI GJITH PERGJEGJSI QE ME ANGAZHIM DUHET TI JUSTIFIKOJM DHE NA LARGON E KALUARA PERGJEGJSI E BREZAVE TJER QE U BE KOSTO PER NE QE PERMES VLERAVE MUNDESIS HAKUT MIRKUPTIMIT MARRVESHJEVE DUHET TA TEJKALOJM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *