• |
ide | kryesore

Lija e majmunit përhapet në Europë, SHBA, Kanada dhe Australi

-Instant, Lajme, Planet



Disa raste të Lisë së majmunit po shqyrtohen në shtete europiane, në Amerikë, Kanada dhe Australi. Këtë e konfirmojnë autoritetet shëndetësore të këtyre vendeve. Raste janë raportuar fare pranë Shqipërisë në Itali, po ashtu edhe në Francë e Suedi. Lija e majmunit është një sëmundje e zakonshme në pjesë të thella të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Rastet e sëmundjes jashtë rajonit zakonisht lidhen me vizitat që bëhen aty. Lija e majmunit është një infeksion i rrallë viral dhe zakonisht shfaqet në formë të butë. Të prekurit shërohen brenda pak javësh, sipas ekspertëve ndërkombëtarë shëndetësor.

Virusi nuk përhapet lehtë mes njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë konsiderohet shumë i ulët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *