• |
ide | kryesore

Operacioni i SPAK/ Talo Çela, emri i botës së krimit me më shumë akuza

Arkiva, Lajme, Të fundit



Operacioni i zhvilluar dje pas urdhrit të SPAK, ka rezultuar me lëshimin e 32 urdhër arreste për emra të botës së krimit, disa prej tyre mjaft të njohur për policinë.

Një nga ata është edhe Talo Çela, mbi të cilin rëndojnë jo pak, por plot 9 akuza. Sipas dosjes së Prokurorisë rezulton se:

Talo Çela, i datëlindjes 07.11.1971, i biri i Jonuz dhe i Bajame, lindur dhe banues në Elbasan, me nr. personal H11107011R, person në kërkim, me masë sigurie “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

18.1 Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagese, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.

18.2 “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.

18.3 “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

18.4 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘’Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

18.5 “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

18.6 Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari ndodhur në Elbasan në datën 22.02.2011, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

18.7 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

18.8 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi kryer në datën 17.06.2013, Maminas Vorë, në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a, 334 të Kodit Penal.

18.9 “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.



3 Comments

  1. Me shume se ky I “rezikshem” eshte Tao-Tao,supporting politik I bandave kriminale te Elbasanit! Nje miku I’m ketu ne USA me tregon se Taulant Balla ka qen per 10 vjet suporti I ketyre banditeve dhe ne qofte se ai nuk I mbron dhe mbeshtet ata (banditet ) e rrahin me pellemba! Ka afro 1 vit qe kjo mbeshtetje eshte dobesuar sepse Edvin krimineli e spostoi ne Fier Taon ! Dhe ja rezultati : 32 te akuzuar nga keta 14 te shpallur ne kerkim!

  2. Taotao eshte perfitues politik i qazos , suelit, etj

    Problem eshte rama, ideusi i disa akteve me te renda , si psh i kanabizimit te shqiperise, inkriminimit te cdo institucioni te shtetit , kriminilazimin e strukturuva te partise socialiste ne cdo.qark e njesi, perpjekje per shpopullim dhe kriminalizim te gjithe shoqerise shqiptare.

    Rama qeveris.duke vjedhur duke.abuzuar me.ligjin dhe duke.bashkepunuar me krimin.

    Rama.eshte rrezik kombetar nje fatkeqesi qe i ka rene shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *