• |
ide | kryesore

Policia i gjeti një pistoletë poshtë sediljes së makinës, 7-vjet burg për 21-vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit

Një shqiptar në Britaninë e Madhe është dënuar pasi është kapur nga policia me armë. Sipas raportimeve, 21-vjeçari e kishte fshehur pistoletën poshtë sediljes. Bëhet fjalë për Klejdi Kazanin, i cili e mbante armën poshtë sediljes së pasagjerit, por nuk e dinte që po ndiqej nga policia.

I riu thuhet se u mundua të arratisej, por më pas i ra një paketë cigare në të cilën kishte fshehur plumbat e modifikuara të pistoletës. Kazani është vënë në pranga bashkë me shoferin e automjetit i cili vijon ende të jetë hetim nga autoritetet britanike.


Kazani u deklarua fajtor për mbajtjen e një arme zjarri dhe municioni dhe u dënua me 7 vite burg në Gjykatën e Luton Crown.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.