• |
ide | kryesore

Rama pas takimit me presidentin e KE: Folëm për luftën në Ukrainë dhe për procesin e hapjes së negociatave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me presidentin e Këshillit Europian, që u mbajt në Tiranë. Gjatë konferencës për mediat, kryeministri Rama u shpreh se kanë biseduar për luftën në Ukrainë, për procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Po ashtu, në fund të fjalës së tij, Rama tha se vendi ynë po ndjek të njëtat hapa me vendet që janë integruar në BE.

“Jemi në një nivel krejt tjetër të bashkëjetesës në suazën politike europiane, për ta afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt BE-së. Nuk besoj se shqiptarëve, do tiu duket e tepërt, përsëritja e shprehjes së mirënjohjes për mbështetjen që BE i ka dhënë vendit në momente të vështira. Janë momente që kanë shënuar pika shumë të rëndësishme në marrëdhëniet mes BE-së dhe Shqipërisë. Folëm për situatën dhe sfidat, folëm në detaje për procesin, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në axhendë, për çeljen formale të bisedimeve për anëtarësim, folëm për Ballkanin e Hapur dhe të gjitha sfidat e brendshme të rajonit, dhe për reformat. Kryesorja ajo në drejtësi, që po jep frytet e saj, ku dje u godit një rrjet kriminal. Duke i dhënë goditjen më të thellë të krimit të organizuar, që tregojnë qartë që jo vetëm në rrugën e duhur, por kemi hedhur hapa domethënës, edhe në krahasim me vendet që tashmë i kanë çelur negociatat”, tha Rama.



14 Comments

  1. Vendi yne gjithmone ka qene ne krah te paqes dhe e ka denuar luften ne bote🙏.Duhet te jemi sa me te bashkuar dhe keshtu do ecim perpara!Shpresojme qe se shpejti te anetaresohemi ne BE🇪🇺🇦🇱

  2. Shqiperia ka lene nje aleate dhe mbeshtetese e mire per Ukrainen dhe me politikat e ndjekura eshte me shume se gati per te qene pjese e BE

  3. Super event takimi i sotem na qartesoi shume gjera per te ardhmen e shqiperise dhe integrimin e saj ne be 🤝👍

  4. E kemi mbeshturit gjithmone paqen ne bote dhe kemi bere te pamundur per te ndihmuar popujt ne veshtiresi pasi e kemi kaluar vete nje situate te tille. Uroj qe te behemi pjese e BE pasi e meritojme

  5. Kemi vuajtur vete nga lufta dhe normal qe do te mbeshtesim ukrainen sepse jane nje vend qe po lufton per atdhe dhe per popullin e tij.Cdo shtet duhet te kete lirine dhe duhet te jetoje pa frike.

  6. Bravo sufllaqexhinj.
    9 komrnte per pak sekonda.
    Por mund te beni edhe me shume, psh. ndonje gojore palles sone dhe atij kllufit te BE-se.

  7. Vendi yne e ka mbeshtet gjithmone Ukrainen dhe kjo gje eshte nje plus per ne qe i mbeshtesim vendet e tjera ishallah se shpejti shpresojm te marrim lajmin e shume pritur

  8. Votimi i Parlamentit Europian 2 dite me pare mbi raportin per Shqiperine na ngrohu shpresen 30 vjecare per te filluar procesin e negociatave me BE.

    Por vizita e z. Charles Michel, pavaresisht fjaleve te mira ishte sinjal se edhe qershori nuk sjell asgje te re, madje na paralajmeroi se nuk do shkeputemi nga Maqedonia e Veriut, e cila bllokohet nga Bullgaria.

    Te tjerat jane rutine, ndaj te mos ngopemi me lugen bosh sic e kemi zakon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *