• |
ide | kryesore

Rebel Wilson rrëfen ngacmimin seksual nga aktori

-Instant, Paparazzi, Slider



Rebel Wilson ka zbuluar së fundmi se një koleg e ngacmoi seksualisht dhe më pas u përpoq të “shkatërronte” karrierën e saj.

Ajo tregoi për People se burri i paidentifikuar e thirri në një dhomë dhe hoqi pantallonat  dhe më pas, para miqve të tij, i kërkoi asaj të kryente një akt të turpshëm.

“Ishte e tmerrshme dhe e neveritshme,” u shpreh Rebel për revistën, duke zgjedhur të mos zbulojë emrin e tij dhe as se çfarë filmi ishte.

“Dhe e gjithë sjellja më pas – kjo ishte e gjitha para lëvizjes #MeToo – ku ata u përpoqën të më shkatërronin mua dhe karrierën time. Nëse do të kishte ndodhur pas #MeToo, atëherë mund t’i kisha goditur ata.”

Aktorja e “Senior Year”, e cila ka një diplomë juridike nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor, bëri gjithçka që mundi për të dokumentuar incidentin për qëllime ligjore dhe menjëherë thirri përfaqësuesin e saj.

“Kam marrë disa gjëra me shkrim për atë që ndodhi,” tha ajo. “Patjetër që mes qarqeve të industrisë, u sigurova që njerëzit ta dinin se çfarë ndodhi.”

Wilson rrëfeu se ajo duhej ta kishte lënë filmin kur ndodhi, duke pranuar se qëndrimi “nuk ia vlente”.

“Por në të njëjtën kohë, unë isha sikur, “Oh mirë, bëj gjënë e duhur, bëhu profesionist dhe mbaro filmin.” Tani nuk do ta bëja kurrë këtë,” shpjegoi ajo.

“Mendova se edhe ankimi në agjencinë time ishte një hap i madh. . Mësova se isha  personi i katërt që ankohesha për djalin. Një sjellje kaq e rëndë, por shumë gra e kanë pasur edhe më keq.”

Rebel deklaroi gjithashtu se ajo do të ngrihej për veten “edhe më shumë” nëse diçka e ngjashme do të ndodhte sot.

“Nëse do të ndodhte përsëri, unë ndoshta do të ngrihesha për veten edhe më shumë vetëm për shkak të guximit të grave të tjera që janë ngritur dhe tani më kanë dhënë një mundësi,”përfundoi aktorja./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *