• |
ide | kryesore

Rivali i Berishës kërkon sërish shtyrjen e zgjedhjeve në PD, por nuk e dëgjon askush

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ibsen Elezi i cili garon për kryetar të Partisë Demokratike përballë ish-kryeministrit Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim të statutit, dhe për këtë arsye sipas tij zgjedhjet duhet të shtyhen.

Elezi deklaroi se i është drejtuar Komisionit të Rithemelimit për të shtyrë datën e zgjedhjeve për kreun e PD, që do të mbahen më 22 maj.

Sakaq, Ibsen Elezi thotë se nuk është ngritur Komisioni i Apelimit, i cili është i vetmi organ që garanton mbarëvajtjen e procesit zgjedhor sipas normave statutore.

“I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore.

Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD.

Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtjen e procesit sipas normave statuore.

Për sa më sipër, duke qenë se Komisioni i Rithemelimit ka premtuar disa herë demokratizimin dhe garën e drejtë kërkoj riparimin e listave të anëtarësisë para se të vazhdojë të kryhet ky proces zgjedhor, dhe shtyrjen e procesit zgjedhor deri në plotësimin e këtyre kërkesave minimale statutore.”-deklaroi Elezi.



8 Comments

  1. Ibsen Elezi mesa duket ka hyre si ushtar i vonuar ne garen me Berishen per te minuar 22 Majin.

    Kerkesa vetem 2 dite para zgjedhjeve per kreun e PD per t’i shtyre ato nuk eshte budallalkeku i rradhes, por zbatim i nje urdheri te ri.

    Ky eshte roli i tij si provokator, ndaj i mbetet te këndojë kengen “Jam kaçak i maleve”, e cila njihet si ne veri, ashtu edhe ne jug te Shqiperise.

  2. Kjo është struktura më e madhe dhe më prestigjioze e së djathtës europiane. Përrallat e Sali Berishës në betejën e tij kundër SHBA, se kjo është një betejë e Sorosit kundër tij, tani shkrihen si kripa në ujë, kur shikon se e djathta gjermane, aleatja më besnike e Partisë Demokratike dhe më tej, Partitë Popullore Europiane, që nuk kanë asnjë lidhje me Soros,salih karaxhic berisha zgjidhet me 93%

  3. të gjithë bolet që kanë komentuar më herët këtu nuk e kuptojnë dot për të kuptuar që Ibseni që në fillim i ka kërkuar këto kushte MINIMALE për garantimin e një gare të rregullt, me debat dhe platforma, jo fiktive siç janë bërë gjithmonë.
    Tani ose jeni komplet bole, ose jeni ropqira servila të njërës palë ose tjetrës.
    Jeni mësuar me “zgjedhje” pa asnjë zgjidhje, me emërime kryetarësh dhe krijim strukturash fiktive, pa rregulla, pa asnjë garanci. Jeni mësuar me komunizëm që në lindje e deri në vdekje o skllevër.

  4. Kush e qi -Ibsen Elezin -o –Mavij-.per kandidat te partise demokratike.Ai ka hyre per te baltosur zgjedhjet gjoja i manipuluan ,mi vuadhe ,por leshte e -karit do marri ai vota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *