• |
ide | kryesore

Tiranë, aksident në rreth-rrotullimin e Selitës

-Instant, Arkiva, Lajme

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e re. Sipas policisë së Tiranës, në zonën e rrethit të Selitës, një makinë që drejtohej nga qytetari me inicialet M. L., ka përplasur një motorist me inicialet M. V.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe hetimet po zhvillohen në vendngjarje.


Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 20.05.2022, në afërsi të rrethit të Selitës, mjeti me drejtues shtetasin M. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin M. V., 24 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.