• |
ide | kryesore

Tmerr në Norvegji, një person i armatosur me thikë sulmon kalimtarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Numedal në Norvegji, si pasojë e një sulmi. Bëhet me dije se agresori ka sulmuar rastësisht viktimat e tij, duke i qëlluar disa herë, ndërsa ecnin në një rrugë shumë të frekuentuar të qytetit. Agresori është arrestuar nga policia, ndërkohë që janë të paqarta arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë sulm të paprovokuar.

Tetorin e kaluar, në Numedal, një person vrau pesë klientë të një dyqani duke përdorur thika dhe shigjeta. Policia tha në atë kohë se sulmuesi ishte me shtetësi daneze dhe kishte probleme mendore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *