• |
ide | kryesore

Valë e re shqetësuese Covid-19 në SHBA, miratohet doza e tretë për fëmijët

-Instant, Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë duke kaluar një valë të re infektimesh me koronavirus, e cili gjithashtu ka sjellë dhe rritje të hospitalizimeve. Shqetësues është fakti i shtrimit në spital të fëmijëve, të cilat janë rritur me 70% brenda një muaji. Sipas të dhënave, SHBA është duke kaluar të njëjtën valë infektimesh si në muajin shkurt, ku po raportohen mbi 96 mijë të infektuar të rinj çdo ditë. Për këtë arsye ekspertët kanë rikthyer thirrjet për mbajtjen e maskave në ambientet e brendshme.

Ndërkohë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon përdorimin e dozës së tretë të vaksinës së Pfizer për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *