• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia në SPAK e të dashurës së Nuredin Dumanit: E dija tjetër njeri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në dosjen e SPAK për operacionin “Plumbi i artë” që çoi në pranga pjesëtarë të disa grupeve kriminale është edhe dëshmia e Mirjetë Hajdinit, një vajze nga Kosova e cila ishte bashkëjetuesja e Nuredin Dumanit. Ajo u arrestua në momentin e gjetjes së Dumanit të plagosur në një banesë në Fier. Ajo u ka thënë hetuesve se nuk e njihte Dumanin me këtë emër, por me identitetin Arvit Spahiu.

“Mirjetë Hajdini ka deklaruar mbi rrethanat e njohjes me shtetasin Nuredin Dumani, marrëdhënien e krijuar me të, faktin që ky shtetas i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu, rrethanën që Arviti mbante armë me vete, faktin se kanë bashkëjetuar në Gjilan, Kosovë, Arviti i ka thënë që të vinte në Tiranë.

Më tej ajo ka shpjeguar se: …mbërriti në stacion erdhi dhe e mori “Kushoja”, të cilin dje mori vesh që e quanin Henrik pasi nuk e dinte emrin. Henriku e mori te terminali i autobusëve të Tiranë dhe shkuan për në qytetin e Fierit sepse Arviti ndodhej aty. Dhe Henriku e çoi tek një pallat, në katin e katërt dhe atje takon Arvitin.

Është i njëjti pallat ku u gjet dhe Arviti dje. Ajo sqaron se nuk kish dijeni që Arviti quhej Nuredin Dumani dhe që kishte probleme me drejtësinë në Shqipëri. Në datë 29.03.2022, Arviti u zgjua rreth orës 08:00 në mëngjes dhe i tha se do dilte me Henrikun.

Pasi Arviti kishte gati 5 minuta që kishte dalë, erdhi Henriku dhe i tha të zbriste pak se duhet të merrte diçka. Mirjeta zbrita poshtë dhe Arviti ndodhej në një makinë ngjyrë gri, të vogël dhe Arviti me Henriku hapën bagazhin e makinës, nxorën një armë zjarri ngjyrë të zezë, e futën në një qese ngjyrë blu dhe ia dhanë në dorë dhe Arviti i tha shko çoje tek dhoma sepse do dalë me kushon.

Sqaron se arma që i dhanë ishte e madhe, jo si arma që Arviti kishte pas mbajtur gjithmonë por goxha më e madhe se ajo. Armën e mori dhe e çon tek dhoma në banesë, kurse Arviti dhe Henriku u larguan me makinë. Po kështu, nga organi procedues janë administruar edhe deklarimet e shtetasve të tjerë” – thuhet në dosje.

Ajo u la në masën detyrim paraqitje nga gjykata pasi prokurorët u bindën se nuk kishte prova që ta implikonin në aktivitet kriminal. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *